Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Perëndimor të Timisoarës, në Rumani

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Perëndimor të Timisoarës, në Rumani, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021. (Kliko këtu)

http://www.uvt.ro/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–      Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

–  Bachelor;

– Master;

– Doktoraturë;

Fusha e studimit:

  • Gazetari

Për më shumë informacion klikoni linkun:

http://www.uvt.ro/en/

Për t’u njohur me katalogun e programeve klikoni në:

https://ri.uvt.ro/ects-info-packs-courses-at-wut_en/?lang=en

Kohëzgjatja e bursave:

  • Bachelor (1 semestër);
  • Master (1 semestër);
  • Doktoraturë (1 semestër);

Bursat përfshijnë:

–          Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët)

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe /ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

 -CV (në gjuhën angleze);

 -Kopje e Pasaportës;

 -Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

 -Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

Në mungesë të listës së notave, studenti mund të dërgojë një vetëdeklarim mbi mesataren që ka.

 -Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

 -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

 

 -Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Perëndimor të Timisoarës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

 

Në mungesë të listës së notave, studenti mund të dërgojë një vetëdeklarim mbi mesataren që ka.

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

 

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Perëndimor të Timisoarës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentet e nevojshme për aplikim studentët e Doktoraturës:

-CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Diplomë e nivelit Master;

-Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash e nivelit Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

– Plani i propozuar i kërkimit, i firmosur nga vetë studenti dhe pedagogu udhëheqës në UT;

-Learning Agreement*;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Perëndimor të Timisoarës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Afati për aplikim: 28 Maj 2020

Dokumentet duhen dorëzuar të  skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *