Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Yildiz, Turqi. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Yildiz, Turqi.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të UT-së për trajnim në Universitetin Teknik Yildiz, për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare në datat 10 – 14 Tetor 2022.

https://erasmus.yildiz.edu.tr/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë të zyrave të marrëdhënieve me jashtë për trajnim (10 – 14 Tetor 2022);

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 + 2 ditë;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (140 Eur / ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për trajnim;

 

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 08 Shtator 2022.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!