Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Autonom të Madridit, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021 - UNIVERSITETI I TIRANËS
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie në Universitetin Autonom të Madridit, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/spanjolle);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/spanjolle);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/spanjolle (niveli B2);
-Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!