Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’Foscari të Venecias në Itali për studentët Master dhe PhD në semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’Foscari të Venecias në Itali për studentët Master dhe PhD në semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Ca’Foscari të Venecias në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021. (Kliko këtu)

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për studentët Master dhe Ph.D,  për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

https://www.unive.it/pag/13526

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e studentëve Master (vetëm për studentët e fushës Histori dhe Arkeologji);

–          Shkëmbimin e studentëve Ph.D. (për studentët e fushave: Gjuhë Shqipe, Histori dhe    

           Arkeologji);

 

Fushat e studimit:

-Gjuhë Shqipe;

-Histori dhe Arkeologji;

 

Katalogu i kurseve:

https://www.unive.it/data/9639/

 

Kohëzgjatja e bursave:

–       Master / Doktoraturë ( 1 semestër );

 

Bursat përfshijnë:

–          Kompensimin mujor ( 850 EUR në muaj për studentët)

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze/italiane sipas formatit Europass);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);

– Formulari i aplikimit, sipas linkut:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/ERrjn1nZmsBPvFm2UIHp-mMBNipVH_Wp50oiXq0_Lzhndg?e=D0ccHb

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);

-Listë notash e nivelit Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;

-Certifikata e gjuhës së huaj, niveli B2 (Italisht/Anglisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVwAsTozr2lMu0UhE51dptMBXH3SeMnGTZ1uUtPJIbdxFw?e=Hq5qjK

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Ph.D.: 

– CV + publikime (në gjuhën angleze/italiane sipas formatit Europass);

– Formulari i aplikimit, sipas linkut:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/ERrjn1nZmsBPvFm2UIHp-mMBNipVH_Wp50oiXq0_Lzhndg?e=D0ccHb

– Plan Mobiliteti, sipas linkut:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EfQ8VJyIfIRLp9JqRHse5BUBEqNwdpfr_ap2avNsZ5jv9Q?e=cCM65f

– Plan kërkimi për temën e diplomës;

– Kopje e pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Listë notash doktorature + master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);

– Letër suporti nga një pedagog në Universitetin Ca’Foscari (mund të kontaktoni tek: international.cooperation@unive.it duke dërguar CV dhe planin e kërkimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj, niveli B2 (Italisht/Anglisht).

 

Afati për aplikim: 22 Shtator 2020

Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!