Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e Almerias, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e Almerias, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Alemerias në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e Universitetit të Tiranës për studime, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

https://www.ual.es/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

–   Bachelor;

Kohëzgjatja e bursave:

-Bachelor ( 5 muaj );

Fushat e studimit:

  • Ekonomiks;
  • Kontabilitet;
  • Financë;
  • Manaxhim dhe Administrim;
  • Marketing;
  • Gjuhë angleze;
  • Gjuhë spanjolle.

Për më shumë informacion mbi Universitetin e Almerias ju lutem referohuni linkut:

https://www.ual.es/

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Almerias klikoni në adresën:

https://www.ual.es/application/files/4415/7321/9377/plurilin19-20.pdf

 

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:

– CV (në gjuhën angleze/spanjolle);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti i nivelit Bachelor (i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/spanjolle);

– Listë notash (e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/spanjolle);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze/spanjolle);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuhës angleze apo spanjolle) e nivelit B1;

-*Learning Agreement (minimumi 18 ECTS);

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Almerias lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

Afati për aplikim: 6 Nëntor 2020

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *