Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021 për studentët e UT

 

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime  për bursa për mobilitete në Universitetin e La Sapienzës në Itali, në kuadër të  programit Erasmus +,për studentwt e UT-sw  për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

– Bachelor;

– Master;

– Doktoraturë;

Fushat e studimit:

https://corsidilaurea.uniroma1.it/en

 

Kohëzgjatja e bursave:

–      1 semsestër akademik

 

Bursat përfshijnë:

–          850 EUR në muaj për;

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distance ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze/italiane);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht B1 në varësi të programit të studimit);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze/italiane);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti(të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

-Listë notash e nivelit Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht B1 në varësi të programit të studimit );

-*Learning Agreement;

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakultetidhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë: 

– CV (nëgjuhënangleze/italiane);

– Listë e publikimeve;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti(të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Listë notash doktorature(të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Letër motivimi + Përshkrim të temës së kërkimit (në gjuhën angleze/italiane në varësi të fushës së mobilitetit);

– Letër e miratimit nga stafi akademik në Sapienza;

– Certifikata e gjuhës së huaj niveli B1 (Italisht/Anglishtsipasprogramittëstudimit)

 

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Sapienzës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Nëse ju nuk do të frekentoni lëndë dhe nuk do të merni kredite në universitetin pritës por do të shkoni vetëm për hulumtim atëherë duhet ta përcaktoni këtë gjë në dokumentin Learning Agreement.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

 

Afati për aplikim: 21 prill 2020

 

Studentët që nuk kanë listë notash duhet të dërgojnë një vetëdeklarim të mesatares së tyre.

Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara në formation pdf në e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *