Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie në Universitetin e La Sapienzës në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat e mësimdhënies:
https://corsidilaurea.uniroma1.it/en
Kohëzgjatja e bursave:
– 12 ditë;
Bursat përfshijnë:
– 160 EUR në ditë për stafin;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distance ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / italiane (niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;
– Letër ftese paraprake nga universiteti pritës (departamenti ku propozohet të kryhet mobiliteti);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie i firmosur vetëm nga aplikanti;
*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
Afati për aplikim: 29 Mars 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!