Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Hakkari në Turqi, në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e Universitetit të Tiranës për studime, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.
https://erasmus.hakkari.edu.tr/en
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor;
- Master;
- Doktoraturë;
Fushat e studimit:
- Shkenca mjedisore;
- Gjuhë gjermane;
- Gjuhë turke;
- Biologji (MA/PhD);
- Matematikë;
- Fizikë (MA/PhD);
- Shkenca kompjuterike;
- Psikologji;
- Ekonomiks;
- Biznes;
- Financë;
- Gjuhë angleze;
- Shkenca politike;
- Kimi ushqimore.
Katalogu i kurseve:
https://erasmus.hakkari.edu.tr/sayfa/icerik/192/ders-katalogu
https://katalog.hakkari.edu.tr/yordam/?dil=3
Kohëzgjatja e bursave:
- 1 semestër;
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët)
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- CV (në gjuhën angleze/italiane);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
- Diplomë e nivelit Bachelor (për studentët Master); diplomë e nivelit Master (për studentët PhD);
- Listë notash e nivelit aktual të studimit dhe listë notash e niveleve të mëparshme të studimit (për studentët Master dhe PhD), (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);
- Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane, në varësi të programit të studimit;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/Italisht B1 në varësi të programit të studimit);
- *Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Hakkari lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, koordinatori akademik në nivel departamenti, koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Learning-Agreement-outgoing-student-template.docx
Afati për aplikim: 03 Dhjetor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

