Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, në Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, në Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e Universitetit të Tiranës për studime, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

http://en.phil.uoa.gr/the-faculty.html

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

–   Master;

–   PhD.

Kohëzgjatja e bursave:

  • 1 semestër;

Fushat e studimit:

  • Gjuhë greke;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit, klikoni në adresën:

http://en.phil.uoa.gr/postgraduate-studies.html

http://en.phil.uoa.gr/phd-studies.html

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Master:

– CV (në gjuhën angleze / greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti i nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / greke);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / greke);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / greke);

– Diplomë dhe Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / greke);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët PhD:

– CV (në gjuhën angleze / greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti i nivelit PhD (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / greke);

– Listë notash dhe diplome e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / greke);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / greke);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

 

Afati për aplikim: 22 Dhjetor 2023.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!