Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin Staffordshire, Angli për mobilitete në kuadër të programit Erasmus për stafin akademik me kohë të plotë të UT për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 - 2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin Staffordshire, Angli për mobilitete në kuadër të programit Erasmus për stafin akademik me kohë të plotë të UT për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Universitetin Staffordshire, Angli për mobilitete në kuadër të programit Erasmus për stafin akademik me kohë të plotë të UT për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Staffordishre, në kuadër të programit Erasmus për stafin akademik me kohë të plotë të UT për trajnim për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

 

http://www.staffs.ac.uk/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

–          Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;

 

Fushat:

 

  • Financë;
  • Kontabilitet;
  • Ekonomiks;
  • Biznes / Manaxhim;

 

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

–         Shkëmbimi i stafit akademik për trajnim (15 + 2 ditë);

 

Bursat përfshijnë:

 

–          Kompensimin ditor (180 EUR në ditë për stafin)

 

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim: 

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi;

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze;

– Vetëdeklarim nëse ka kryer më parë një mobilitet Erasmus+ apo jo;

– Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 07 Qershor 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!