Hapet thirrja për bursa për personelin akademik dhe ndihmës akademik /administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Almeria, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për personelin akademik dhe ndihmës akademik /administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Almeria, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022

Hapet thirrja për bursa për personelin akademik dhe ndihmës akademik /administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Almeria, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin akademik dhe ndihmës akademik / administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Almeria, Spanjë.

https://www.ual.es/en?idioma=en_GB

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e personelin akademik për mësimdhënie/trajnim;

– Shkëmbimin e personelin ndihmës akademik me karakter administrativ për trajnim.

Kohëzgjatja e mobilitetit:

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit (trajnimi 25-29 Prill 2022);

 

Fusha e mobilitetit për mësimdhënie :

– Kontabilitet;

– Financë-Bankë;

– Menaxhim dhe Administrim;

– Marketing;

– Ekonomiks;

– Gjuhë e huaj (Anglisht ose Spanjisht);

 

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim : 

– CV (në gjuhën angleze) + Lista e publikimeve (për personelin akademik);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / spanjolle);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj (anglisht ose spanjisht);

-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe nëse po, ku;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

 

*Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

– Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx

 

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie / trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies / trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 11 Shkurt 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!