Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë për trajnim në Universitetin South Bohemia, Republika Çeke, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për trajnim, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin South Bohemia, Republika Çeke, për periudhën 22/06/2026 – 26/06/2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 5 + 2 ditë;
Fushat:
- Punë sociale;
https://www.zsf.jcu.cz/en/international-relations/incoming-teachers-and-guests
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (140 Euro);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitetet dhe periudhat për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 01 Qershor 2026
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
