Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në kuadër të programit Erasmus +, në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
Erasmus+ – Courses for Exchange Students
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit.
Bursat përfshijnë:
– 140 EUR në ditë për stafin;
– Kostot e udhëtimit (275 Euro)
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B2);
– Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus + (nëse po, duhet të citoni emrat e universiteteve ku keni kryer shkëmbimin dhe periudhën për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/mobility-agreement-teaching-2024.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 02 Dhjetor 2024
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe të skanuara në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!