Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në programin Erasmus + në Universitetin e Pavias, në Itali. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në programin Erasmus + në Universitetin e Pavias, në Itali.

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në programin Erasmus + në Universitetin e Pavias, në Itali.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Pavias, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

  • Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie në fushën e Shkencave Sociale;
  • Shkëmbimi i stafit akademik për trajnim në fushat: Biomedic Physics radiation protection, Chemistry, Engineering.

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

  • (5 ditë + 2 ditë udhëtim);

 

Bursat përfshijnë:

 

  • Kompensimin ditor (160 EUR në ditë për stafin);
  • Kostot e udhëtimit (275 EUR).

 

 

Procedura e aplikimit kryhet online.

 

  • Kandidati i interesuar përzgjedh një pedagog nga departamenti respektiv në Universitetin e Pavia për të shprehur interesin për të kryer një periudhë shkëmbimi duke dërguar përmes e-mail CV e tij/saj për të treguar fushën e ekspertizës dhe si të dy universitetet mund të përfitojnë nga ky aktivitet. Ju mund të gjeni të dhënat e kontaktit në adresën e website

 https://web.unipv.it/strutture-e-infrastrutture-di-ricerca/dipartimenti/

Për Departamentin e Shkencave Sociale – Prof. Marco Missaglia;

Për Biomedic Physics radiation protection, Chemistry, Engineering – Prof. Elio Giroletti.

 

  • Kandidati duhet të plotësojë dokumentin ‘‘Mobility agreement” duke u konsultuar me pedagogun e përzgjedhur mbi aktivitetet që do të zhvillojë gjatë periudhës të shkëmbimit.

 

  • Kandidati duhet të plotësojë aplikimin online në adresën:

 

 https://internazionale.unipv.eu/en/erasmus-teaching-staff-from-extra-eu/

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

 

  • CV;
  • Dokumenti ‘‘Mobility agreement” i firmosur nga aplikanti, nga departamenti i Universitetit të Pavias dhe Universiteti i Tiranës;
  • Kopje të pasaportës;
  • Vërtetim punësimi të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane;

 

** Mobility agreement për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus + dhe nga Universiteti i Pavias.

 

Nga ana e universitetit pritës janë vendosur 3 afate:

 

  • 10 shkurt 2023, ora 12:00 (mesditë);
  • 31 mars 2023, ora 12:00 (mesditë);
  • 2 maj 2023, ora 12:00 (mesditë).

 

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin Tuaj!