Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie në Universitetin e Thessaly, Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie në Universitetin e Thessaly, Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +.

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie në Universitetin e Thessaly, Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Thessaly, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

http://www.uth.gr/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat:

– Kimi;

– Administrim Biznesi.

Kohëzgjatja e mobilitetit:

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (160 Euro);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin për mësimdhënie: 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / greke në nivelin B2;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ (nëse po,ku);

– Dokumenti “personal information”:

http://erasmus.uth.gr/docs/ICM/Incoming_Teaching/PersonalInformation.docx

– Dokumenti “Data of incoming staff for teaching”, sipas linkut:

http://erasmus.uth.gr/docs/English/Data_of_incoming_staff_for_teaching.doc

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

 

http://erasmus.uth.gr/docs/V__i-______107_2020_copy.docx

 

Afati për aplikim: 02 Mars 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!