Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për trajnim, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritus të Trakës, Greqi.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Trajnim për stafin akademik me kohë të plotë për trajnim;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 5 + 2 ditë;
Mobiliteti duhet të kryhet brenda datës 31 korrik 2022.
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (160 Euro);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx
Afati për aplikim: 23 Qershor 2022
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!