Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Trajnim për stafin akademik (në Javën Ndërkombëtare të Trajnimit, 2 – 6 dhjetor 2019);
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat e studimit:
-Informatikë;
-Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor 140 Euro;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2;
– Dokumenti Application form, sipas linkut:
https://www.unitir.edu.al/images/Application_Form_STA_STT.doc
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/STAFF_MOBILITY_FOR_TRAINING_KA_107_2018_BUT_2-6.12.2019.docx
*Për të shkarkuar thirrjen në PDF klikoni në adresën:
Thirrja për aplikime për stafin akademik ne Universitetin Teknologjik Bialystok 19.09.2019
Afati për aplikim: 1 Tetor 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!