Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski, Bullgari, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski, Bullgari, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski, Bullgari për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.uni-sofia.bg/eng

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;
– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

Fushat e studimit:

– Gjuhë Bullgare;
– Biologji;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti St. Kliment Ohridski, klikoni në adresën:

Course list for 2025/2026 academic year – Incoming Students

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor 800 Euro në muaj për studentët;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze / bullgare);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);
-Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze / bullgare;
-Certifikatë e gjuhës së huaj;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze / bullgare);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);
-Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze / bullgare;
-Certifikatë e gjuhës së huaj;
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

Afati për aplikim: 05 Qershor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes