Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Manisa Celal Bayar, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Manisa Celal Bayar, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Manisa Celal Bayar, Turqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://en.mcbu.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Bachelor;
  • Master;
  • Doktoraturë;

*Studentët aplikantë të nivelit bachelor duhet të kenë minimalisht mesataren 2.2/4, ndërsa studentët aplikantë të nivelit master duhet të kenë minimalisht mesataren 2.5/4.

Kohëzgjatja e bursave:

  • 1 semestër;

Fushat e studimit:

  • Shkenca Politike;
  • Histori dhe arkeologji;
  • Gjuhë e huaj;
  • Administrim Biznesi;
  • Ekonomiks;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit klikoni në adresën:

https://www.mcbu.edu.tr/Okullarimiz/Fakulteler

https://en.international.mcbu.edu.tr/

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin mujor (800 Euro në muaj për studentët);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

  • CV (në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ turke, në varësi të programit të studimit);
  • Listë notash (studentët e niveleve Master dhe PhD duhet të përcjellin edhe listat e notave të niveleve të mëparshme të studimeve), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ turke, në varësi të programit të studimit);
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj;
  • *Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Manisa Celal Bayar lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Learning-Agreement-outgoing-student-template.docx

Afati për aplikim: 10 Dhjetor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes