Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni në kuadër të Programit Erasmus + – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni në kuadër të Programit Erasmus +

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

http://www.pwsz.nysa.pl/index.php?p=25

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

Kohëzgjatja e mobilitetit:

– Bachelor (5 muaj);

Fushat e studimit:

-Administrim Biznesi;

– Gjuhë e Huaj;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni, klikoni në adresën:

 

http://www.pwsz.nysa.pl/index.php?p=25,223,0,0,38,0

 

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 Euro në muaj për studentët)

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

*Studentët duhet të kryejnë gjithashtu edhe aplikimin online në linkun e mëposhtëm:

https://erasmus.pwsz.nysa.pl/?page_id=27

Për të shkarkuar informacionin në PDF klikoni në adresën:

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni në kuadër të Programit Erasmus +

Afati për aplikim: 17 Tetor 2019

 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!