Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

 

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027, në Universitetin e Torinos, Itali.

https://www.unito.it/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit:

– Bachelor;

– Master;

– Doktoraturë;

Kohëzgjatja:

          1 semestër;

Fushat e studimit:

          Drejtësi;

https://www.giurisprudenza.unito.it/do/home.pl

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (900 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze / italiane)

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti  (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit);

– Listë notash (për stduentët Master dhe PhD duhet përcjellë edhe lista e notave e niveleve të mëparshme të studimit), (në gjuhën shqipe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (B2); 

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

 

Afati për aplikim: 28 Maj 2026, ora 10:00.

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe të skanuara në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

 

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

 

 

Uni Education by Shark Themes