Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, në kuadër të Programit Erasmus + (kliko këtu)
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021.
https://www.polsl.pl/en/Pages/Welcome.aspx
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja:
– Bachelor (një semestër);
– Master (një semestër);
Fushat e studimit:
-Matematikë dhe Statistikë;
-Teknologji informacioni dhe komunikimi;
-Kimi;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën angleze të ofruar nga Universiteti Sileasian i Teknologjisë, klikoni në adresën:
https://www.polsl.pl/en/ic/Pages/Courses_in_English.aspx
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor ( 750 Euro në muaj për studentët)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
Në mungesë të listës së notave studenti duhet të bëjë një vetëdeklarim mbi mesataren e tij.
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);
-*Learning Agreement (25-30 ECTS);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Silesian të Teknologjisë lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
Në mungesë të listës së notave studenti duhet të bëjë një vetëdeklarim mbi mesataren e tij.
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-Diplomë dhe listë notash të Bachelor-it (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-*Learning Agreement (25-30 ECTS);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Silesian të Teknologjisë lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx
Afati për dorëzimin e dokumenteve: 20 Qershor 2020
* Studentët duhet të kryejnë edhe regjistrimin online në linkun:
Dokumentet duhen dorëzuar të skanuara në formatin PDF në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!