Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Würzburg-Schweinfurt (THWS), Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Würzburg-Schweinfurt (THWS), Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Würzburg-Schweinfurt, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.thws.de/

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Bachelor;
  • Master;
  • PhD;

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

  • 1 semestër;

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e lëndëve klikoni në adresat:

Për të gjitha programet e ofruara:

https://international.thws.de/en/thws-international/ways-to-thws/study-programmes-at-thws/all-degree-programmes/

THWS Business School:

https://business.thws.de/en/international/incoming/

Applied Mathematics:

https://fang.thws.de/mathematik-und-physik/bachelor-applied-mathematics/

https://fang.thws.de/fileadmin/user_upload/20251011_BAME-Module-Handbook.pdf

Translation:

https://fang.thws.de/fileadmin/user_upload/20240207_BFUE_Modulhandbuch.pdf

Computer Science:

https://fiw.thws.de/en/international/

Social Work:

https://fas.thws.de/en/international/incoming-exchange-students/english-taught-courses/

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin mujor për studentët (900 EUR në muaj);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

A black and white text with black text Description automatically generated with medium confidence

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

  • CV;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
  • Listë notash (për studentët master/PhD duhet të përcillen edhe listat e notave të niveleve të mëparshme të studimit), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj;
  • *Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Learning-Agreement-outgoing-student-template.docx

Afati për aplikim: 10 Dhjetor 2026, ora 10:00.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes