Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzagjatja e bursave:
– Bachelor (5 muaj);
– Master (5 muaj);
Fushat e studimit:
- Shkenca kompjuterike;
Katalogu i kurseve për studentët Bachelor:
http://didattica.cs.unicam.it/doku.php?id=didattica:triennale:main
Katalogu i kurseve për studentët Master:
http://didattica.cs.unicam.it/doku.php?id=didattica:magistrale:main
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze/italiane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi (në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht/Italisht në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Camerino lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze/italiane);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Listë notash e nivelit Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi (në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht/Italisht në varësi të programit të studimit );
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Camerino lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 15 Nëntor 2020
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!