Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

 

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

 

http://www.unicam.it/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

–  Master;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– Master (1 semestër);

 

Fushat e studimit:

 

  • Shkenca kompjuterike;

 

Katalogu i kurseve për studentët Bachelor:

 

http://didattica.cs.unicam.it/doku.php?id=didattica:triennale:main

 

Katalogu i kurseve për studentët Master:

 

http://didattica.cs.unicam.it/doku.php?id=didattica:magistrale:main

                                                                  

Bursat përfshijnë:

 

– Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

– Kopje e Pasaportës;

– Listë notash (në gjuhën shqipe).

 

Afati për aplikim: 10 Janar 2024

Dokumentat duhen të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!