Hapet thirrja për bursa shkëmbimi në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin Necmettin Erbakan, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Necmettin Erbakan, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për Traineeship;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;
Fushat e shkëmbimit:
– Gjuhë e huaj;
– Histori dhe Arkeologji;
– Shkenca sociale dhe të sjelljes;
– Administrim biznesi;
– Drejtësi;
– Biologji dhe shkencat e saj;
– Mjedis;
– Fizikë.
Për t’u njohur me lëndët e ofruara klikoni në adresën:
https://erbakan.edu.tr/tr/birim/erasmus/sayfa/ders-havuzlari
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.ht
mDokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit tè studimit);
– Kopje e Pasaportës;
– Lista e notave për nivelin aktual (për studentët Master/ PhD duhet përcjellë edhe lista e notave e niveleve të mëparshme të studimeve), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit tè studimit);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– *Dokumenti Learning Agreement (minimumi 30 ECTS);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori në departament dhe koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personat përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement për studime klikoni në adresën:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg
Afati për aplikim: 11 Shtator 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
