Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në International Business Academy (IBA), Kolding, Danimarkë, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në International Business Academy (IBA), Kolding, Danimarkë, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në International Business Academy (IBA), Kolding, Danimarkë, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

https://iba.dk/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

-Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

Programet e ofruara

  1. E-Commerce and Digital Marketing

Ky program është më i përshtatshëm për studentët e vitit të parë dhe të dytë.
Studentët duhet të ndjekin të gjitha lëndët si paketë prej 30 ECTS.

Lëndët e ofruara:

  • Introduction to Business and Academic Skills – 5 ECTS
  • Understanding the Business (Global Economy, Marketing, Finance, Business Law) – 20 ECTS
  • Web Design – 5 ECTS
  1. Top-up BA in International Sales and Marketing

Ky program është më i përshtatshëm për studentët e vitit të tretë, bachelor ose të masterit.
Studentët duhet të ndjekin të gjitha lëndët si paketë prej 30 ECTS.

Lëndët e ofruara:

  • Marketing – 15 ECTS
  • Organization & Supply Chain Management – 5.5 ECTS
  • Economics/Financial Management – 4.5 ECTS
  • Business Law – 2.5 ECTS
  • Theory of Science and Method – 2.5 ECTS

Periudha e studimit

Për programet:

  • E-Commerce and Digital Marketing
  • Top-up BA in International Sales and Marketing

Periudha e mobilitetit është:
21 gusht 2026 – 15 janar 2027

Informacion i rëndësishëm

  • Studentët nuk mund të kombinojnë lëndë nga programe të ndryshme.
  • Duhet të ndjekin të gjithë paketën e lëndëve prej 30 ECTS në programin e përzgjedhur.
  • Programet do të ofrohen vetëm nëse regjistrohet një numër i mjaftueshëm studentësh.

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor për studentët (900 EUR në muaj;

-Kostot e udhëtimit (309 Euro);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Lista e notave për nivelin Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Vërtetim studenti Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1);

– *Dokumenti Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori i njësisë bazë (në departament), koordinatori akademik në nivel fakulteti (Zv. Dekani)  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personat përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Learning-Agreement-Studente-outgoing, Kolding.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti të programit master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Diploma e nivelit Bachelor;

– Listë notash e programit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Listë notash e programit master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1);

– *Dokumenti Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori i njësisë bazë (në departament), koordinatori akademik në nivel fakulteti (Zv. Dekani)  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personat përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

Learning-Agreement-Studente-outgoing, Kolding.docx

Afati për aplikim: 30 Prill 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes