Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.
Në kuadër të Programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022, në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari.
https://international.ue-varna.bg/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
-Master;
*Studentët e vitit të tretë Bachelor dhe studentët e vitit të dytë Master nuk mund të aplikojnë.
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
Fushat e studimit:
- Ekonomi;
Për t’u njohur me programin e studimit të ofruar nga Universiteti i Ekonomisë Varna klikoni në adresën:
Guida e përgjithshme për studentët:
https://international.ue-varna.bg/admin/uploads/files/2020-2021/Guide%20book%2020-21_WEB.pdf
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze / bullgare sipas programit të studimit);
– Kopje e Pasaportës;
– Lista e notave për nivelin Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht / bullgarisht sipas programit të studimit);
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht / bullgarisht sipas programit të studimit);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / bullgare sipas programit të studimit);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B2);
-Application form, sipas linkut;
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/06/APPLICATION-FORM.doc
– *Dokumenti Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Ekonomisë Varna lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze / bullgare sipas programit të studimit);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti të programit master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht / bullgarisht sipas programit të studimit);
– Diploma e nivelit Bachelor;
– Listë notash e programit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht / bullgarisht sipas programit të studimit);
-Listë notash e programit master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht / bullgarisht sipas programit të studimit);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / bullgare sipas programit të studimit);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B2);
-Application form, sipas linkut;
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/06/APPLICATION-FORM.doc
– *Dokumenti Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Ekonomisë Varna lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 24 Qershor 2021.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!