Hapet thirrja për financimin e projekteve në kuadër të Programit të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH 2027)
Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit njoftojnë hapjen e thirrjes për financimin e Programit të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH 2027), për mbështetjen e projekteve që krijojnë, modernizojnë, zgjerojnë, integrojnë ose funksionalizojnë infrastrukturën e kërkimit shkencor në institucionet publike të arsimit të lartë.
Thirrja mbështet investime që rrisin cilësinë, kapacitetin dhe konkurrueshmërinë e kërkimit, përmirësojnë përdorimin e përbashkët të burimeve dhe krijojnë ndikim të qëndrueshëm institucional e kombëtar.
Hapja e aplikimeve: 20 nëntor 2026
Afati përfundimtar:
5 shkurt 2027, ora 10:00
Për kriteret dhe procedurat e aplikimit, konsultoni dokumentacionin zyrtar të Thirrjes dhe Udhëzuesit PIKSH 2027, të publikuar në faqen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

