Hapet thirrja për për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Molise, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Molise, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Molise, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.unimol.it/english/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

  • Bachelor / Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

  • Biologji dhe shkencat e saj;

Lëndët e ofruara për nivelin Bachelor:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:x:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQDP8ZmnA3RURLtaAqXJwwZrAcPmPAn0LgHr4lCLth4bE6M?e=RLYZas

Lëndët e ofruara për nivelin Master:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:x:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQDQduOJER4SSZPBtKBZ9SuXAVO1eHfGnVd9WwSR_HFsIGc?e=c4Ypcv

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin mujor (800 EUR në muaj);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  • CV (në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që propozoni të ndiqni programin);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që propozoni të ndiqni programin);
  • Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që propozoni të ndiqni programin); për studentët Master duhet përcjellë edhe lista e notave e nivelit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që propozoni të ndiqni programin);
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
  • Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B2 i gjuhës angleze / italiane);
  • Dokumenti Learning Agreement*;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personat përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Learning-Agreement-outgoing-student-template.docx

Afati për aplikim: 23 Tetor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes