Hapet thirrja për pjesëmarrje në Konferencën e IV-të Shkencore Studentore Ndërkombëtare! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Konferencën e IV-të Shkencore Studentore Ndërkombëtare!

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Konferencën e IV-të Shkencore Studentore Ndërkombëtare!

Universiteti i Tiranës ka kënaqësinë të shpallë thirrjen për pjesëmarrje në edicionin e katërt të Konferencës Shkencore Studentore Ndërkombëtare
“Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj (IV)”, duke ftuar studentët e cikleve Bachelor, Master dhe Doktoraturë, si edhe studiuesit e rinj, të bëhen pjesë e një forumi akademik kushtuar kërkimit shkencor, dialogut ndërdisiplinor dhe shkëmbimit të ideve.

Konferenca synon të krijojë një hapësirë frymëzuese ku studentët dhe studiuesit e rinj të prezantojnë rezultatet e punës së tyre kërkimore, të ndajnë përvoja dhe praktika të mira, si dhe të diskutojnë sfidat dhe perspektivat bashkëkohore të shkencës dhe arsimit.

Duke promovuar mendimin kritik, inovacionin dhe kreativitetin, konferenca kontribuon në zhvillimin e një kulture të qëndrueshme kërkimore dhe në fuqizimin e brezit të ri të studiuesve.

Njëkohësisht, konferenca synon të forcojë bashkëpunimin akademik ndërmjet universiteteve dhe institucioneve kërkimore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke nxitur krijimin e rrjeteve të reja profesionale dhe shkencore.

Aty ku mendjet e reja bashkohen, kërkimi shkencor shndërrohet në dije, bashkëpunim dhe ndikim për të ardhmen.

Kush mund të marrë pjesë?

Studentë të programit Bachelor, Master Profesional/Shkencor, Doktoraturë (PhD) dhe studiues të rinj.

Informacion shtesë

  • Gjuhët e konferencës do të jenë shqip dhe anglisht.
  • Pjesëmarrësit do të dorëzojnë dhe prezantojnë punën e tyre në gjuhën shqipe ose angleze.
  • Pjesëmarrja është pa pagesë.
  • Konferenca do të mbahet në Dhjetor 2026, në Tiranë.
  • Punimet do të zhvillohen fizikisht dhe online.
  • Të gjithë autorët do të marrin certifikatë pjesëmarrjeje.

Data të rëndësishme

30 Tetor 2026
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve
23:59 CET
6 Nëntor 2026
Njoftimi i pranimit të punimeve
10 Dhjetor 2026
Botimi i librit të punimeve

Për informacion:
Kontaktoni përmes adresës së emailit:

konferenca.studentore@unitir.edu.al

Temat e konferencës

Temat e konferencës përfshijnë fushat në vijim. Inkurajohet edhe trajtimi i tematikave ndërdisiplinore që lidhin këto fusha, duke përfshirë edhe integrimin e Inteligjencës Artificiale në kontekste të ndryshme akademike dhe profesionale.

Shkencat Humane dhe Shoqërore
  • Albanologji
  • Antropologji
  • Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore
  • Arkiva
  • Demografi dhe migracion
  • Didaktikë në shkencat humane
  • Didaktikë në shkencat sociale
  • Estetikë
  • Etikë dhe profesion
  • Etnofolklor
  • Gjuhësi
  • Gjuhësi shqiptare
  • Histori dhe historiografi
  • Histori e Shqipërisë
  • Komunikim ndërkulturor
  • Letërsi shqipe
  • Letërsi e krahasuar
  • Psikologji
  • Puna sociale
  • Studime ligjore
  • Studime sociologjike
  • Të drejtat e njeriut dhe drejtësia Kushtetuese
Shkencat e Natyrës
  • Algjebër dhe gjeometri
  • Aplikim i informatikës në shkencat e natyrës
  • Biologji
  • Biofizikë dhe fizikë mjekësore
  • Biokimi
  • Bioteknologji
  • Botanikë
  • Ekologji
  • Fizikë
  • Gjenetikë
  • Gjeografi
  • Kimi fizike
  • Mikrobiologji
  • Mjedisi
  • Zoologji
Shkencat Ekonomike dhe Juridike
  • Ekonomi
  • Ekonomi ndërkombëtare
  • Financë
  • Kontabilitet
  • Makroekonomi
  • Marketing-turizëm
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Mbrojtje e të drejtave të privatësisë në botën digjitale
  • Mikroekonomi
  • Statistikë
  • Shkencat juridike dhe teknologjia
Shkencat e Komunikimit / Edukimit dhe Teknologjia
  • Media
  • Mësimdhënie dhe teknologji
  • Mësimnxënie dhe teknologji
  • Shkenca komunikimi
  • Shkenca të komunikimit dhe gazetari
  • Humanitete dhe teknologji
Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjike
  • Industri
  • Inxhinieri industriale dhe mjedisore
  • Teknologji digjitale në arkeologji
  • Teknologji e informacionit gjeografik të aplikuar
  • Teknologji industriale dhe ushqimore
Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë
  • Muzetë dhe trashëgimia materiale

Uni Education by Shark Themes