Hapet thirrja për Projekte Kërkimore – Programi “UT-Kërkim, Ekselencë, Inovacion” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për Projekte Kërkimore – Programi “UT-Kërkim, Ekselencë, Inovacion”

Hapet thirrja për Projekte Kërkimore – Programi “UT-Kërkim, Ekselencë, Inovacion”

Qëllimi i Programit

Ky program synon të mbështesë njësitë kryesore për zgjerimin e fushës së kërkimit shkencor dhe inovacionit, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në përputhje me:

  • Strategjinë Kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Inovacionin 2023–2030;
  • Strategjinë e Zhvillimit 2023–2028 të Universitetit të Tiranës;
  • Fushat kërkimore të Njësive Bazë përkatëse.

Gjithashtu, programi krijon kushte konkrete për përparimin në karrierë të personelit akademik me kohë të plotë, përmes financimit dhe zhvillimit të projekteve të tyre kërkimore.
Synimi kryesor është gjenerimi i të dhënave shkencore të besueshme dhe konkurruese në treg, të cilat do të shërbejnë si bazë e fortë për aplikime të mëtejshme në projekte dhe grante ndërkombëtare.

Kush mund të aplikojë

Personeli akademik me kohë të plotë pranë njësive kryesore të Universitetit të Tiranës.

Afati i aplikimit

Deri më 15 Janar 2027.


Informacione të mëtejshme dhe dokumentacioni klikoni këtu.

Uni Education by Shark Themes