Titulli: “Hartëzimi i kompetencave kyçe dhe rezultateve të të nxënit në programet e mësuesisë, me fokus formimin e kompetencave profesionale të studentëve të mësuesisë të Universitetit të Tiranës”;
Referencë: Nr. 1516/18 Prot., datë 22.05.2023;
Kohëzgjatja: 12 muaj;
Qëllimi: Ky studim ka për qëllim që të analizojë gjëndjen aktuale të kurrikulës së programeve të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”, për formimin e mësuesve të arsimit të mesëm të lartë, sipas fushave përkatës të formimit, që ofrohen nga Universiteti i Tiranës. Objektivi kryesor i këtij kërkimi do të jetë analiza e zbërthimit të rezultateve të të nxënit të përcaktuara në këto programe studimi, në funksion të përmbushjes së kompetencave profesionale të përcaktuara në dokumentin e “Standardeve të Përgjithshme të Mësuesit”;
Koordinator: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Programi: Universiteti i Tiranës, Kërkim, Ekselencë, Inovacion (UT-KEI)