Honoris Causa Hashim Thaçi - UNIVERSITETI I TIRANËS

Honoris Causa Hashim Thaçi

Më datë 12.01.2015 në Sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të Universitetit të Tiranës u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” Z. Hashim Thaçi me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lirinë e popullit të Kosovës, reformat integruese drejt familjes euroatlantike si dhe zhvillimin social-ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës.”

Në këtë ceremoni morën pjesë Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Z. Bekim Çollaku, Ministër i Integrimeve Europiane, Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës, senatorët e UT-së, shumë personalitete nga fusha e politikës, arsimit dhe fusha të tjera, një delegacion nga Kosova dhe shumë të ftuar të tjerë.