
Universiteti i Tiranës është pjesë e “Rrjetit Europian Euraxess” dhe ka firmosur dokumentin formal “The European Charter for Researchers and the Code of Conduct for the Recruitment of Researchers”.
Firmosja e dokumentit pritet të sjellë për Universitetin e Tiranës shumë risi dhe do të ndihmojë në integrimin sa më të mirë në tregun e përbashkët Europian për Kërkuesit Shkencor dhe në rritjen e lëvizshmërisë në vëndet e BE-së për kërkuesit dhe stafin akademik.
Universitetet që kanë firmosur “The European Charter for Researchers” and The Code of Conduct for the Recruitment of Researchers” i gjeni në adresën e web:
http://ec.europa.eu/euraxess/index.cfm/rights/charterAndCodePër më shumë informacion mbi parimet dhe principet që mbart Karta Europiane për Kërkuesit Shkencor dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkecorë mund të shkarkoni një kopje të përkthyer të dokumentit këtu.
