
Këshilli Kombëtar Studentor – KKS është konstituar në datën 21.05.2008 , bazuar në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 55 pas nje procesi zgjedhor të lirë, transparent dhe të pakontestueshëm.
Këshilli Kombëtar Studentor (KKS) është forumi legjitim, më i lartë, përfaqësues i studentëve shqiptarë dhe interesave të tyre. KKS është një institucion autonom dhe jashtë çdo ndikimi institucional dhe politik. Në Këshillin Kombëtar Studentor përfaqësohen të gjithë kryetarët e këshillave studentorë në nivel fakulteti të Universiteteve Publike dhe Jo publike.
Misioni i ‘KKS’
Ne synojmë që të kemi një vizion të qartë përfaqësimi dhe promovimi të interesave akademike, kulturore, sociale, dhe ekonomike të studentëve shqiptarë.
Objektivat dhe Qëllimet
- Promovimi i kësaj strukture dhe vënia në jetë e misionit të ‘KKS’ përmes implementimit të projekteve të ‘KKS’ dhe institucioneve të arsimit të lartë shqiptarë në bashkëpunim ndërmjet tyre.
- Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në vendimarrje dhe në jetën publike.
- Të rrisim bashkëpunimin me forumet studentore kudo në botë dhe në veçanti me struktura të ngjashme europiane.
- Trajtimi dhe vënia në dukje e problemeve thelbësore që hasin studentët shqiptarë në jetën akademike dhe sociale duke mos reshtur në ndjekien e tyre deri në momentin e zgjidhjeve të duhura.
- Angazhimi dhe pjesëmarrja në jetën aktive social-kulturore dhe sportive të studentëve, duke u kthyer në menaxhuesit kreativë të kohës së tyre.
- Nxitja dhe promovimi i vullnetarizmit rinor dhe rolit të të rinjve në zhvillimin e vendit.
Ky vizion është i konceptuar për të rritur përfaqësimin dhe vendimarrjen studentore.
Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës ka si objektiv të tij të promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve. Këshillat e studentëve shprehin mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucioneve të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.
Aktivitetet e Këshillit Kombëtar Studentor
Dita e debatit:
Ky është një aktivitet ku studentët kanë mundësi të tregojnë aftësitë e tyre debatuese. Formati i debatit është ai i Karl Popper-it ku studentët ndahen në grupe me nga tre anëtarë dhe mbrojnë tezën e tyre në lidhje më një temë të caktuar. Debati i fundit i realizuar ka qenë ai në Fakultetin e Ekonomisë.
Kontakt:
Tel: + 355 68 40 99 057
E-mail: zyraeshtypit.kks@gmail.com
