Universiteti i Tiranës ishte zgjedhja e tyre

Këtë fillim viti akademik për 14 studentë nga BE, Universiteti i Tiranës ishte zgjedhja e tyre.

Ditën e hënë, me datë 07 Tetor 2024 në ambienter e Rektoratit të Universitetit të Tiranës u zhvillua takimi i parë (dita e orientimit) me studentët e huaj, të cilët vijnë në kuadër të Programit Erasmus + për të kryer një periudhe mobiliteti për studime në semestrin e parë të viti akademik 2024-2025.

 

Në takim morën pjesë Koordinatori Institucional Earsmus + dhe njëkohësisht Zv. Rektori i UT, Prof. Dr. Anila Paparisto për fjalën e mirëseardhjes. Drejtori i Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë si dhe Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e UT, benë një prezantim të universitetit duke u shpjeguar dhe facilitetet e universitetit.

 

Gjithashtu në takim ishin të pranishëm dhe koordinatorët e Programit Erasmus + në nivel fakulteti të cilët do të merren me mbarëvajtjen akademike të mobilitetit të studentëve.

 

Në total janë 14 studentë nga universitetet e BE-së si: 

▫️Universiteti i Bolonjes

▫️Universiteti i Napolit Federico II

▫️Universiteti i Ljubljanës

▫️Universiteti G. Danunzio Cheti

▫️Universiteti Koblenz

▫️Universiteti i Saarlandit

▫️Universiteti i Kalabrisë 

▫️Universiteti i La Sapienza.