Knowledge FOr Resilient society, - K-FORCE - UNIVERSITETI I TIRANËS

Knowledge FOr Resilient society, – K-FORCE

Titulli Knowledge FOr Resilient society, – K-FORCE
Referenca: 573942-EPP-1-2016-1-RS-EPPKA2-CBHE-JP
Roli i UT-së: Partner
Partneri kryesor University of Novi Sad, Serbia
Kohëzgjatja: 2016-2020
Programi Erasmus+
Web www.kforce.uns.ac.rs
Përshkrimi: Objektivi i përgjithshëm i projektit K-FORCE është kontributi për të ndërtuar një themel të qëndrueshëm arsimor në fushën e Menaxhimit të Riskut të Katastrofave dhe Inxhinierisë së Sigurisë ndaj Zjarreve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti ka natyrë ndërdisiplinore, ku si disiplinë kryesore është inxhinieria. Disiplinat e tjera që do të adresohen në kurrikulat e programeve të reja përfshijnë: mbrojtjen e mjedisit, arkitekturën dhe ndërtimin, mbrojtjen civile, shkencat e zjarreve, klimatologjinë, hidrologjinë, sizmologjinë dhe ekonominë. Njohuritë e fituara në fushën e Menaxhimit të Riskut të Katastrofave dhe Inxhinierisë së Sigurisë ndaj Zjarreve do të sigurojnë bazën për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme, të aftë për t’iu përgjigjur ngjarjeve katastrofike.