Titulli: Knowledge for Resilent society, – K-FORCE
Referencë: 573942-EPP-1-2016-1-RS-EPPKA2-CBHE-JP
Kohëzgjatja: 15/10/2016-14/10/2019 (shtyrë 14/04/2020)
Programi: ERASMUS+
Objektivi i përgjithshëm i projektit K-FORCE është kontributi për të ndërtuar një themel të qëndrueshëm arsimor në fushën e Menaxhimit të Riskut të Katastrofave dhe Inxhinierisë së Sigurisë ndaj Zjarreve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti ka natyrë ndërdisiplinore, ku si disiplinë kryesore është inxhinieria. Disiplinat e tjera që do të adresohen në kurrikulat e programeve të reja përfshijnë: mbrojtjen e mjedisit, arkitekturën dhe ndërtimin, mbrojtjen civile, shkencat e zjarreve, klimatologjinë, hidrologjinë, sizmologjinë dhe ekonominë. Njohuritë e fituara në fushën e Menaxhimit të Riskut të Katastrofave dhe Inxhinierisë së Sigurisë ndaj Zjarreve do të sigurojnë bazën për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme, të aftë për t’iu përgjigjur ngjarjeve katastrofike.
Stafi i projektit K-Force ka realizuar gjatë periudhës së zbatimit të projektit disa aktivitete
dhe vizita studimore në vendet partnere.
Përkatësisht janë realizuar:
- Takimi dhe konferenca e hapjes së projektit K-FORCE më 12-15 dhjetor 2016;
- Takimi i grupit të menaxhimit të projektit K-FORCE në Tiranë, Shqipëri, më 23- 24 shkurt 2017;
- Vizita studimore dhe takimi i grupit të menaxhimit të projektit K-FORCE në Universitetin Aalborg-ut (Danimarkë), më 25-29 prill 2017;
- Vizita studimore dhe takimi i grupit të menaxhimit të projektit K-FORCE në Universitetin Teknik të Danimarikës (Danimarikë) dhe në Universitetin e Lund-it (Suedi), më 26-29 qershor 2017;
- Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Projektit K-Force, në Novi Sad (Serbi), më 14 shtator 2017;
- Takimi i grupit të menaxhimit të projektit në Universitetin e Novi Sadit dhe në Shkollën Teknike të Studimeve Profesionale në Novi Sad (Serbi), më 15 shtator 2017;
- Vizitë studimore dhe takimi i grupit të menaxhimit të projektit në Universitetin e Zilinës, më 29 janar deri më 2 shkurt 2018.
- Vizitë studimore dhe takimi i grupit të menaxhimit të projektit në Universitetin e Shkupit, më 2 Korrik deri më 6 Korrik 2018.
- Trajnimet dhe mobilitetet për mësimdhënie në kuadër të projektit K-Force
Në kuadër të projektit u parashikun mobilitete me qëllim mësimdhënie dhe trajnim në universitetet partnere.
Nga këto vlejnë të përmenden:
- një mobilitet për mësimdhënie në Universitetin e Novi Sad-it, dhe katër mobilitete 2 javore për trajnim, përkatësisht në universitetet e Lundit, Aalborgut, Zilinës dhe Shkupit gjatë vitit akademik 2017-2018;
- katër mobilitete të tjera për mësimdhënie dhe dy mobilitete për trajnim gjatë vitit akademik 2018-2019;
- gjashtë mobilitete semestrale studentësh gjatë vitit akademik 2018-2019 në Universitetin e Novi Sad-it, Serbi;
- tetë mobilitete për mësimdhënie nga Universitetet Partnere në Universitetin e Tiranës, përkatësisht nga universitetet e Lundit, Aalborgut, Zilinës, Shkupit, Novi Sadit, Tuzles, Banka Lukës, dhe Shkollës së Lartë Teknike të Novi Sad-it.
Website i projektit: http://kforce.uns.ac.rs