Knowledge for risilient society, – K-FORCE

Titulli: Knowledge FOr Resilient society, – K-FORCE

Referencë: 573942-EPP-1-2016-1-RS-EPPKA2-CBHE-JP

Kohëzgjatja: 15/10/2016-14/10/2019

Programi: ERASMUS+

Objektivi i përgjithshëm i projektit K-FORCE është kontributi për të ndërtuar një themel të qëndrueshëm arsimor në fushën e Menaxhimit të Riskut të Katastrofave dhe Inxhinierisë së Sigurisë ndaj Zjarreve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti ka natyrë ndërdisiplinore, ku si disiplinë kryesore është inxhinieria. Disiplinat e tjera që do të adresohen në kurrikulat e programeve të reja përfshijnë: mbrojtjen e mjedisit, arkitekturën dhe ndërtimin, mbrojtjen civile, shkencat e zjarreve, klimatologjinë, hidrologjinë, sizmologjinë dhe ekonominë. Njohuritë e fituara në fushën e Menaxhimit të Riskut të Katastrofave dhe Inxhinierisë së Sigurisë ndaj Zjarreve do të sigurojnë bazën për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme, të aftë për t’iu përgjigjur ngjarjeve katastrofike.

Në kuadër të këtyre vëzhgimeve, pritet që përfitimet nga ky projekt në Shqipëri të jenë të trefishta.

  • Së pari, specialistët e rinj që do të mbyllin studimet e larta në programet e reja që do të zhvillohen në dy universitetet partnere nga Shqipëria (Universiteti i Tiranës dhe Universiteti EPOKA), do të kontribuojë në tregun e punës, për të përmbushur objektivat e shumëfishta të menaxhimit efektiv të katastrofave.
  • Së dyti, trajnimi i stafit akademik në fushën e menaxhimit të riskut të fatkeqësive do të krijojë rrënjë të forta për ruajtjen e qëndrueshmërisë së këtij program studimi në të ardhmen.
  • Së treti njohuritë e reja të prodhuara në këtë fushë do të japin një përfitim për të gjithë vendin.

Partner kryesor: University of Novi Sad, Serbia

 

Partnerët:

Technical College of Applied Studies of Novi Sad, Serbia

European Youth Parliament, Serbia

Serbian Fire Protection Association

Ministry of Security of Bosnia and Hercegovina

Protection and Rrescue Directorate of Republic of Macedonia

  1. Cyril and Methodius University of Skopje

Aalborg University DNK

University of Zilia, SVK

Lund University, SE

Technical University of Denmark

Universiteti Epoka

Universiteti i Tiranës

University of Banja Luka

University of Tuzla

Dhoma Kombëtare e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

 

Website i projektit: http://kforce.uns.ac.rs

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *