Konferenca Përfundimtare e projektit Erasmus+ EU-GaNoM - UNIVERSITETI I TIRANËS

Konferenca Përfundimtare e projektit Erasmus+ EU-GaNoM


Posteri i Konferencës Përfundimtare EU-GaNoM – 6 tetor 2026, Nantes, Francë
Klikoni mbi poster për ta parë në madhësi të plotë

Konferenca Përfundimtare e projektit Erasmus+ EU-GaNoM

Universiteti i Tiranës, si partner në projektin Erasmus+ EU-GaNoM, fton stafin akademik dhe administrativ,
kërkuesit dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në Konferencën Përfundimtare të projektit, e cila do të zhvillohet
më 6 tetor 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00 CET, në Nantes, Francë.

Pjesëmarrja në konferencë është e mundur fizikisht ose online.

Projekti EU-GaNoM ka pasur në fokus rritjen e kapaciteteve dhe trajnimin e stafit akademik dhe administrativ për hartimin,
aplikimin dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, me fokus të veçantë në programet
Erasmus+ dhe Horizon Europe.

Konferenca do të shërbejë si një mundësi për:

  • prezantimin e rezultateve dhe arritjeve kryesore të projektit;
  • ndarjen e përvojave dhe praktikave të fituara gjatë zbatimit të projektit;
  • diskutimin mbi mundësitë dhe perspektivat e ardhshme për aplikimet në kuadër të programeve të BE-së;
  • forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në kërkim, arsim dhe projekte ndërkombëtare.
Në konferencë do të prezantohet edhe Aleanca UNINOVIS, ku UT merr pjesë.
📅 Data6 tetor 2026E martë
🕙 Ora10:00–12:00 CET11:00–13:00 me orën e Tiranës
📍 VendiNantes, FrancëAteliers et Chantiers de Nantes, 2 boulevard Léon Bureau · edhe online

Regjistrimi për pjesëmarrje është i hapur.

REGJISTROHU KËTU!

  • #UniversityOfTirana
  • #UT
  • #ErasmusPlus
  • #EUGaNoM
  • #UNINOVIS
  • #EUProjects
  • #Research
  • #InternationalCooperation

Projekti EU-GaNoM bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+
(Cooperation partnerships in higher education). Më shumë informacion: www.euganom.eu

Uni Education by Shark Themes