Në ambientet e Fakultetit Ekonomik, u mbajt edicioni i dytë i Konferencës Shkencore Studentore Ndërkombëtare “Kërkimi Shkencor dhe Edukimi në Perspektivën e Studentëve dhe të Studiuesve të Rinjtë – UT Flet me Zërin e Studentëve”.
Kjo konferencë, e organizuar nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin e Tetovës, me pjesëmarrjen e 186 studiuesve, mundësoi prezantimin e 127 punimeve shkencore, të ndara në fushat e mëposhtme: •Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë – Albanologji (20 punime)
•Shkencat e Natyrës (42 punime)
•Gjuha të Huaja – Përkthim (11 punime)
•Shkencat Sociale (27 punime)
•Shkencat Juridike (14 punime), dhe
•Shkencat Ekonomike (12 punime).
Çdo punim ka një ose më shumë autorë.
Konferenca shkencore studentore synon të shndërrohet në një platformë, ku të nxitet ndërkombëtarizimi i Universitetit të Tiranës dhe i produktit të tij shkencor.