Në ambientet e Fakultetit Ekonomik, u mbajt edicioni i dytë i Konferencës Shkencore Studentore Ndërkombëtare “Kërkimi Shkencor dhe Edukimi në Perspektivën e Studentëve dhe të Studiuesve të Rinjtë – UT Flet me Zërin e Studentëve”.
Kjo konferencë, e organizuar nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin e Tetovës, me pjesëmarrjen e 186 studiuesve, mundësoi prezantimin e 127 punimeve shkencore, të ndara në fushat e mëposhtme: •Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë – Albanologji (20 punime)
-
Shkencat e Natyrës (42 punime)
-
Gjuha të Huaja – Përkthim (11 punime)
-
Shkencat Sociale (27 punime)
-
Shkencat Juridike (14 punime), dhe
-
Shkencat Ekonomike (12 punime).
Çdo punim ka një ose më shumë autorë.
Konferenca shkencore studentore synon të shndërrohet në një platformë, ku të nxitet ndërkombëtarizimi i Universitetit të Tiranës dhe i produktit të tij shkencor.