Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/administrativ - UNIVERSITETI I TIRANËS

Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/administrativ

  • Përzgjedhja e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ/administrativ bëhet nëpërmjet sistemit të pikëzimit si më poshtë:

Kriteret

 

Pikët

1.Njohuritë e gjuhës

30

2.Staf që nuk kanë kryer mobilitet më parë me programin Erasmus +

20

3.Rëndësia që ka ky mobilitet për zhvillimin profesional dhe kontributi për institucionin

20

4.Letër Motivimi për pjesëmarrjen në mobilitet

10

 

*Kriteret mund të shtohen duke u bazuar në kërkesat që mund të ketë universiteti pritës.

Thirrjet për aplikim shpallen në faqen zyrtare të websitit të UT-së, në faqen zyrtare të Facebook-ut të UT-së si dhe përcillen me shkresë zyrtare në fakultet.

Stafi fitues dhe jo fitues lajmërohet mbi ecurinë e aplikimit me e-mail.