Sot më datë 29 janar 2016, ora 11:00, në Sallën e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Shoqatës “George C. Marshall”, Shqipëri.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi mes palëve në studime shkencore në fushën e sigurisë kombëtare, përfshirja e mendimit shkencor në proceset e vendimarrjes së institucioneve shtetërore si dhe organizimi e promovimi i organizatave studentore dhe zhvillimi i programeve sensibilizuese në fushën e sigurisë kombëtare.
Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi u nënshkruat nga Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Prof. Dr. Pajtim Ribaj, Kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës “George C. Marshall”, Shqipëri.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm drejtues të Shoqatës “George C. Marshall”, Shqipëri dhe anëtarët e Bordit Drejtues, pedagogë, studentë si dhe shumë të ftuar të tjerë.