Më 7 Nëntor 2013, Universiteti i Tiranës nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës . Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Haxhi Zeka” i Pejës, me këtë marrëveshje kanë qëllim: Zhvillimin e bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimin e aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore midis dy Universiteteve, më specifikisht të Fakulteteve përkatese të Drejtësisë dhe Ekonomisë.
Bashkëpunimi ndërmjet palëve në këtë Marrëveshje do te zhvillohet në këto fusha:
a) Të shkëmbejë përvojën më të mirë të tyre në fushën e kërkimit shkencor, nëpërmjet shkëmbimit tëpersonelit akademik
b) Të zhvillojë aktivitete të përbashkëta kërkimore shkencore në programet e të tre cikleve të studimeve;
c) Aktivitete të përbashkëta në lidhje me prezantimin dhe shpërndarjen e rezultateve kërkimore shkencore të të dyja palëve brenda dhe jashtë vendit. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi u nënshkrua nga Prof.Dr.Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Prof. Dr. Naser Mrasori, Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës.