Marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit të Financës dhe Ekonomisë së Tianjin-it, të Kinës dhe Universitetit të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit të Financës dhe Ekonomisë së Tianjin-it, të Kinës dhe Universitetit të Tiranës

 

 

 

 

 

 

Më datë 10 shkurt 2015, ora 10:00, tek Salla e Senatit Akademik të Rektoratin të Universitetit të Tiranës, u zhvillua nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit të Financës dhe Ekonomisë së Tianjin-it, të Kinës dhe Universitetit të Tiranës. Kjo marrëveshje ka si qëllim të saj ofrimin e shkëmbimeve të stafit akademik dhe studentëve si dhe forcimin dhe zgjerimin e kontakteve mes dy universiteteve.

Bashkëpunimi midis dy institucioneve do të kryhet në këto forma:

  1. Mësimdhënie afat shkurtra dhe afat-gjatë dhe zhvillimin e seminareve;
  2. Programe shkëmbime për studentët e ciklit të parë dhe të ciklit të dytë  për të ndjekur një kurs studimi një semestral në universitetin partner;
  3. Hulumtimi bashkëpunues, mësimdhënie, dhe aktivitete të tjera shkencore;

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Prof. Wang Yuying, Kryetare e Këshillit të Universitetit, Prof. Dr. Dhori Kule, Rektori i UT- së, një delegacion nga universiteti i TUFE, dekanë dhë UT-së si dhe në përbërje të delegacionit kinez ishte edhe skuadra e basketbollit e vajzave të TUFE-s, e cila është shpallur disa herë kampion në rang vendi.

 

TUFE është themeluar në vitin 1958 dhe është një nga universitetet e para në Kinë që ofron studime në ekonomi-financë dhe administrim biznesi.