Marrëveshje bashkëpunimi Universiteti i Tiranës me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive - UNIVERSITETI I TIRANËS

Marrëveshje bashkëpunimi Universiteti i Tiranës me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive

Marrëveshje bashkëpunimi Universiteti i Tiranës me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive

 

Universiteti i Tiranës do të bashkëpunojë me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në interes të përbashkët të dy institucioneve. Bashkëpunimi u zyrtarizua nga një marrëveshje e nënshkruar nga Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Z. Klevis Hysa.

 

Kjo marrëveshje synon bashkëpunimin institucional në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta (Panairet vjetore) që nxisin dhe përkrahin fushën e punësimit, vendosin lidhjet punëdhënës-punëkërkues, rrisin dhe përmirësojnë ekonominë lokale; ndërlidhjen e faqeve web me qëllim rritjen e aksesit të publikut në burimet e informacionit për përgatitjen në tregun e punës; sigurimin e kontigjentit dhe promovimin e partneritetit me ndërmarrje bashkëpunuese për zhvillimin e praktikave të punës, si intershipe, programe trajnimi gjatë punës etj.