Marsela Allmuça - QASJA E KOORDINUAR NË ADRESIMIN E DHUNËS ME BAZË GJINORE – SITUATA E SHËRBIMEVE TË TRAJTIMIT TË DHUNUESVE - UNIVERSITETI I TIRANËS

Marsela Allmuça – QASJA E KOORDINUAR NË ADRESIMIN E DHUNËS ME BAZË GJINORE – SITUATA E SHËRBIMEVE TË TRAJTIMIT TË DHUNUESVE

  • Titulli i Disertacionit: QASJA E KOORDINUAR NË ADRESIMIN E DHUNËS ME BAZË GJINORE – SITUATA E SHËRBIMEVE TË TRAJTIMIT TË DHUNUESVE
  • Autori: Marsela Allmuça 
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti Punës dhe Politikës Sociale
  • Fusha e studimit: Punë Sociale
  • Data e publikimit Online: 28.05.2026

Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe

© E drejta e autorit: Marsela Allmuça

Publikuar nga Universiteti i Tiranës

Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës

👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

 

ABSTRAKT

Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore vijon të jetë një sfidë e rëndësishme sociale dhe institucionale në Shqipëri, e cila kërkon ndërhyrje të koordinuara që përfshijnë jo vetëm mbrojtjen e viktimave, por edhe trajtimin dhe rehabilitimin e autorëve të dhunës. Ky studim analizon funksionimin e qasjes së koordinuar në adresimin e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri, me fokus të veҫantë në shërbimet për trajtimin dhe rehabilitimin e autorëve të dhunës dhe rolin e Mekanizmave të Koordinuar të Referimit (MKR) në nivel vendor.

Studimi bazohet në një qasje metodologjike mikse që kombinon të dhëna sasiore dhe cilësore. Komponenti sasior mbështetet në të dhëna të mbledhura nga një pyetësor i strukturuar, i plotësuar nga 365 profesionistë anëtarë të ETN-ve në 61 bashki të vendit. Komponenti cilësor përfshin intervista gjysmë të strukturuara me nëntë profesionistë që ofrojnë shërbime rehabilitimi për autorët e dhunës dhe me trembëdhjetë përfitues të këtyre programeve, të analizuara përmes analizës tematike.

Gjetjet tregojnë se, megjithëse ekziston një bazë ligjore dhe institucionale, integrimi i shërbimeve për rehabilitimin e autorëve të dhunës në mekanizmat vendorë të koordinimit mbetet i kufizuar dhe i pabarabartë ndërmjet zonave. Analiza statistikore sugjeron se niveli i trajtimit dhe përvojave profesionale lidhen pozitivisht me njohuritë ligjore dhe perceptimin për efektivitetin e qasjes së koordinuar. Ndërkohë, të dhënat cilësore nxjerrin në pah sfida që lidhen me mungesën e burimeve institucionale dhe aksesin e kufizuar në programe rehabilitimi, ndërsa përvojat e përfituesve tregojnë se këto programe mund të kontribuojnë në reflektimin personal, menaxhimin e zemërimit dhe motivimin për ndryshim të sjelljes.

Ky studim kontribuon në zgjerimin e njohurive mbi rolin e programeve të rehabilitimit të autorëve të dhunës si pjesë e qasjes së koordinuar dhe ofron evidencë për zhvillimin e politikave dhe praktikave më efektive në adresimin e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri.

Fusha studimore: Punë Sociale

Fjalë kyҫe: dhuna me bazë gjinore, dhuna në familje, rehabilitimi i autorëve të dhunës, qasja e koordinuar, Mekanizmat e Koordinuar të Referimit.

 

ABSTRACT

Domestic violence and gender-based violence remain significant social and institutional challenges in Albania, requiring coordinated response and extending beyond victim protection to include the treatment and rehabilitation of perpetrators. This study examines the functioning of the coordinated approach to addressing gender-based violence in Albania, with particular attention to services for the treatment and rehabilitation of perpetrators and the role of Coordinated Referral Mechanisms at the local level.

The study adopts a mixed-methods design combining quantitative and qualitative data. The quantitative component is based on data collected through a structured questionnaire completed by 365 professionals who are members of MTE across 61 municipalities in Albania. The qualitative component consists of semi-structured interviews with nine professionals who provide rehabilitation services to perpetrators of violence and thirteen beneficiaries who participated in these programs. The qualitative data were analysed using thematic analysis.

The findings indicate that, despite the existence of a legal and institutional framework, the integration of perpetrator rehabilitation services within local coordination Mechanisms remains limited and uneven across municipalities. Statistical analysis indicates that higher levels of professional training and experience are positively associated with greater legal knowledge and more favourable perceptions of the effectiveness of the coordinated approach. At the same time, qualitative findings highlight persistent challenges related to limited institutional resources and restricted access to rehabilitation programmes. The experiences of programme participants suggest that these interventions can contribute to personal reflection, improved anger management, and increased motivation for behavioural change.

This study contributes to the growing body of knowledge on the role of perpetrator rehabilitation programmes as part of coordinated responses to gender-based violence and provides evidence that may inform the development of more effective policies and practices for addressing gender-based violence in Albania.

 

Field of study: Social Work

Keywords: gender-based violence, domestic violence, perpetrator rehabilitation, coordinated approach, Coordinated Referral Mechanisms

Uni Education by Shark Themes