Më 29 prill 2026 u shënua përfundimi me sukses i Programit të Formimit Pedagogjik–Psikologjik për Lektorët e Rinj në Universitetin e Tiranës, një nismë që kontribuon në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe forcimin e standardeve profesionale në arsimin e lartë. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Më 29 prill 2026 u shënua përfundimi me sukses i Programit të Formimit Pedagogjik–Psikologjik për Lektorët e Rinj në Universitetin e Tiranës, një nismë që kontribuon në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe forcimin e standardeve profesionale në arsimin e lartë.

Më 29 prill 2026 u shënua përfundimi me sukses i Programit të Formimit Pedagogjik–Psikologjik për Lektorët e Rinj në Universitetin e Tiranës, një nismë që kontribuon në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe forcimin e standardeve profesionale në arsimin e lartë.
Gjatë këtij programi 12 (dymbëdhjetë) javë, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi për të njohur dhe përmbushur rolet kryesore të pedagogut, për të përdorur në mënyrë efektive metodologjitë e mësimdhënies në arsimin e lartë, për të organizuar të nxënit sipas karakteristikave të studentëve, për të planifikuar dhe realizuar vlerësimin e studentëve, si dhe për të ushtruar kompetenca digjitale dhe për të përgatitur dokumentacion akademik sipas standardeve. Po ashtu, ata reflektuan mbi sfidat dhe mundësitë e mësimdhënies në kontekstin bashkëkohor.
Ceremonia përmbyllëse përbëri një moment të veçantë, ku pjesëmarrësit prezantuan punimet e tyre përmes shtatë prezantimeve të udhëhequra nga mentorët dhe trajnerët e programit nga Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale. Aktiviteti u zhvillua në praninë e autoriteteve drejtuese të Universitetit të Tiranës, duke dëshmuar përkushtimin institucional ndaj cilësisë në mësimdhënie.
Prezantimet sollën ide inovative dhe qasje bashkëkohore për krijimin e mjediseve të angazhuara dhe ndërvepruese në klasë, duke frymëzuar të gjithë të pranishmit. Në përfundim të programit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional.
Një falënderim i veçantë për profesoreshat e angazhuara në procesin mësimor dhe mentorim, për përkushtimin dhe kontributin e tyre të vyer.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë këtij rrugëtimi!

Uni Education by Shark Themes